Forumi i Cokollata.comMedia dhe Politika Aktualiteti BotërorDavutoglu per marreveshjen mes Afganistanit dhe Talibaneve
Faqe: [1]   Shko Poshte
Printo
Autor Teme: Davutoglu per marreveshjen mes Afganistanit dhe Talibaneve  (Lexuar 214 here)
Gimi
Stafi Moderues
Cokollatist/e
*****

Vleresimi: 188
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 17775


Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...


Shiko Profilin
« : Janar 31, 2010, 06:47:06 MD »

Davutollu: një marrëveshje midis qeverisë së Afganistanit dhe Talebanit nuk ka për ti dhënë fund kërcënimit të Al Kaidës
Kryetari i Shtetit të Afganistanit Hamid Karzai ka deklaruar se shpreson që brenda disa javësh të fillojë procesi i pajtimit kombëtar në të cilin përfshihet edhe Talebani.


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu është shprehur se një marrëveshje midis qeverisë së Afganistanit dhe Talebanit nuk ka për ti dhënë fund kërcënimit të Al Kaidës.

Korrespondenti i politikës së jashtme Damien McElroy i gazetës angleze The Daily Telegraph ka publikuar një artikull pas intervistës që bëri me Davutollunë.

Në lajm rikujtohet se Kryetari i Shtetit të Afganistanit Hamid Karzai ka deklaruar se shpreson që brenda disa javësh të fillojë procesi i pajtimit kombëtar në të cilin përfshihet edhe Talebani.

McElroj përcjell fjalët e Ministrit të Jashtëm turk Davutollu i cili ka thënë: "Nuk duhet të mendojmë se midis Talebanit dhe Al Kaidës ka një ngjashmëri të plotë, sepse shumë anëtarë të Talebanit vijnë nga populli afgan dhe një pajtim kombëtar u intereson edhe atyre. Lidhur me burimin e këtij problemi duhet të mendojmë arsyet e tija".

McElroy gjithashtu në artikullin e tij shkruan se Davutollu është shprehur se për problemin midis Izraelit dhe vendeve Arabe dhe konflikteve të tjera që kanë ngjallur reagimin e myslimanëve, duhet zhvilluar një strategji më e detajuar.

Davutollu gjithashtu ka thënë se "... përhapja e Al Kaidës në Jemen kërcënon të gjithë Lindjen e Mesme. Ne i kuptojmë problemet kritike në Jemen dhe kjo situatë mund të përhapet nga Jemeni në të gjithë rajonin".
Identifikuar

N.Q.S.I GJYKONI NJEREZIT, NUK DO TE KENI KURRE KOHE TI DONI ATA
Faqe: [1]   Shko Lart
Printo
Shko te: