Gimi
Stafi Moderues
Cokollatist/e
   
Vleresimi: 188
Jo Ne Linje
Gjinia: 
Postime: 17779
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
|
 |
« : Shkurt 03, 2010, 03:44:55 MD » |
|
Regjistrimi me bazë fenë, tryezë ekspertësh: Shtrembëron të vërtetën
TIRANE- Historianë e ekspertë të mbledhur bashkë në një tryezë për regjistrimin e popullsisë kanë deklaruar se regjistrimi i ri mbi bazën e përkatësisë fetare, jo vetëm nuk i shërben të vërtetës por mund të sjellë shtrembërim të saj.
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, historiani Pëllumb Xhufi dhe staticientja Milva Ikonomi janë shprehur kundër këtij regjistrimi në takimin e sotëm, duke sjellë secili argumentet e tyre.
"Një regjistrim i tillë mbi bazën e përkatësisë fetare, jo vetëm që nuk do t'i shërbejë së vërtetës, po mund ta dëmtojë atë dhe mund të krijojë shqetësime brenda shoqërisë shqiptare dhe në marrëdhëniet e shoqërisë me vendet fqinje", - tha Meidani në fjalën e tij.
Sipas historianit Pëllumb Xhufi një nismë e tillë bie ndesh me Kushtetutën. Duke bërë një paralelizëm me Paktin Detar me Greqinë, Xhufi ka thënë se edhe regjistrimi i ri, nëse dërgohet në Kushtetuese, do të rrëzohet njësoj si marrëveshja e ujërave.
Ai ka sqaruar se përpos papajtueshmërisë me Kushtetutën, një regjistrim i tillë mbi baze etnie dhe feje bie në kundërshtim me nje ligj ndërkombëtar të miratuar që në vitin 1930.
"Ky regjistrim bie ne kundershtim me ligjin e brendshem, ne radhe te pare me Kushtetuten e Shqiperise. Nje iniciative e tille do te perfundonte si ajo e ligjit te fundit me paktin me Greqine qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese" , u shpreh Xhufi.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe staticientja Milva Ikonomi, e cila ka thënë se të dhëna të tilla mund të merren në regjistrim themeltar. Më tepër se kaq, Ikonomi ka shtuar se këto të dhëna duhet të ruhen për t'u përdorur për qëllime të mira.
Tryeza mbi regjistrimin e popullsise ne baze te fese dhe etnise u inicua nga kryetari i levizjes G99, Erion Veliaj.
|