ERA
Vip
Cokollatist/e
   
Vleresimi: 24
Jo Ne Linje
Postime: 1064
e dashuruar koke e kembe
|
 |
« : Shkurt 13, 2010, 05:56:20 MD » |
|
Shpati është mashkulli më seksi. Sa herë e takoj, do të doja të rrija më të për shumë, shumë net.
Viti që iku, për Afërdita Dreshajn ishte periudha e artë e karrierës së saj, por edhe kulminantja e jetës intime. Në 2009, ajo u promovua në botën e muzikës, por edhe finalizoi lidhjen e saj dashurore, me një fejesë të papritur me këngëtarin Shpat Kasapi...!
Ku i ke kaluar festat e fundvitit? Festat e fundvitit i kam kaluar në Amerikë, këtu me familjen time. Vitin e ri e kam kaluar në shtëpi, me të gjithë të afërmit e mi dhe më kishte marrë malli shumë për një gjë të tillë.
Për festat e fundvitit bëre apo more më shumë dhurata ? Këtë vit, të them të drejtën, kam fituar shumë dhurata të bukura nga familja ime dhe nga Shpati. Mami më ka blerë një çantë shumë të bukur Gucci dhe një kuletë Gucci...Ishte një surprizë kur e hapa, sepse ishte ajo që unë pëlqeja. Kam fituar parfume, tesha dhe shumë e shumë sende të bukura.
Shumë njerëz, në natën e ndërrimit të viteve, kërkojnë diçka. Po ju çfarë kërkuat nga 2010-ta? Këtë vit kërkoj të kem një vit të suksesshëm në karrierë. Me këngë të bukura dhe me albumin që jam duke punuar dhe uroj të ketë sukses. Por çka është më e rëndësishmja, shëndeti dhe të jem e lumtur me Shpatin sikur kam qenë deri tash. (qesh)
Si ishte për Afërditën viti që lamë, pas nga ana profesionale? Viti që lamë pas ka qenë një vit i ngarkuar me sende të bukura. Fillimi i karrierës time me këngë, jam ndarë shumë e kënaqur. Kam bërë disa sfilata të mëdha në Amerikë dhe disa fotosesione në Greqi.
Po nga ana sentimentale? Fejesa ime me Shpatin, ka qenë momenti më i bukur i vitit 2009.
Cilat janë projektet muzikore për këtë vit? Jam në përgatitje të albumit të ri, i cili do të dalë në verë të këtij viti. Po ashtu jam në përgatitje të një videoklipi që do të dalë së shpejti.
A do të keni ndonjë bashkëpunim dhe me cilin këngëtar? Po, do të kam një bashkëpunim të bukur me këngëtarin e bukur, këngëtarin e mirë, këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapi (qesh).
Po për sa i takon modelingut? Për momentin jam në Amerikë. Normalisht, këtu kam punën e modelingut dhe çdoherë që jam këtu, kam shumë punë. Javën tjetër, shkoj në Los Angeles, ku me presin 3 sfilata të mëdha. Do të jem imazhi zyrtar e KLIX extension!
Cili është përkufizimi yt për Shpatin si partner? Lidhja me Shpatin është një ëndërr, e cila në rastin tim është bërë realitet. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe një dashuri, sikur në përralla. Po të doja të flisja për lidhjen tonë të bukur dhe për Shpatin do më duhej shumë kohë dhe shumëëë intervista (qesh).
A do të kemi ndonjë lajm të ri për jetën tuaj private? Dasma? Dasmën ende nuk e kemi planifikuar. Normalisht që është në planet tona, por ende nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo.
Si e ndan jetën mes Amerikës dhe Maqedonisë? Është e vështire të jem pa Shpatin, por mundohemi të mos rrimë dhe aq shumë pa njëri-tjetrin. Unë vij në Amerikë për familjen time dhe për punën që kam këtu, por jemi në kontakt me Shpatin, tërë kohës. Tani që kam filluar muzikën kam qenë më shumë në Evropë, sesa në Amerikë.
Keni planifikuar të bashkëjetoni në një qytet të përbashkët? Unë kur nuk jam në Amerikë, normalisht që bashkëjetoj me Shpatin, përderisa jam e fejuar, më mirë të them që jetoj nëpër aeroplanë, sepse udhëtoj shumë shpesh Amerikë-Maqedoni dhe Maqedoni-Amerikë.
Cila është fjala me të cilën të thërret Shpati me ëmbëlsi? “Baby” është fjala që i thërrasim njëri-tjetrit, por Shpati ndonjëherë më thërret “Zogu im” (qesh).
Sa ka qenë fatura më e shtrenjtë që keni harxhuar nga telefonatat që bëni? O Zot më mirë mos të flas për telefonat. Kam harxhuar shumë, shumë..Sidomos kur jam në Amerikë. Më ka rënë rasti të paguaj edhe 800 dollarë, është tmerrësisht shtrenjtë të thërrasësh direkt me celular nga Amerika.
Nëse një ditë ju thotë se ju ka tradhtuar, a do ta falnit? Tradhtinë! Nuk besoj se do ta falja kurrë.
Konsumoni alkool? Nëse po, cila ka qenë gafa më e madhe që keni bërë nën efektin e saj? Nuk konsumoj fare alkool.
Cili është për ty mashkulli më seksi në botë dhe çdo të bëje nëse do ta takoje vetëm për një natë? Shpati është mashkulli më seksi. Sa herë e takoj, do të doja të rrija më të për shumë, shumë net.
Për çfarë nuk do guxoje kurrë në jetë ? Nuk do të guxoja të tradhtoja, të gënjej e as të pozoj nudo.
Po ta dije se planeti shkatërrohet për 24 orë, cila do ishte gjëja e parë që do bëje ? Do të kisha dashur të isha duke u përqafuar me Shpatit...Por kjo pyetje më frikëson shumë.
|