|
SeRiOuSbOy
|
 |
« : Mars 08, 2010, 11:59:58 PD » |
|
Sipas një tradite të bukur, festa e mësuesit përcillet jo vetëm me urime, por edhe me dhurata simbolike për njerëzit e përhapjes së dijes. Një lule apo një libër, ka qenë vazhdim i shprehjes së mirënjohjes dhe respektit për mësuesit nga brezat e nxënësve. Kohët moderne “modernizuan” edhe dhuratën e kësaj dite të shenjtë të arsimit. Nxënësve të sotëm u duhet të mendojnë për dhurata që “peshojnë” më shumë se kaq dhe të zgjedhin parfumin e preferuar të mësueses së tyre, shallin apo çantën që u pëlqen të kenë në krah, kujtim nga nxënësit. Këto ditë kemi mësuar për mjaft raste kur mësues dhe mësuese dinjitozë në shkollën “Adem Sheme” apo “9 Tetori” të qytetit të Sarandës kanë ditur t’i dalin përpara këtij shëmtimi që shpesh i bëhet kësaj marrëdhënieje dhe ndjenje të nxënësve për mësuesit e tyre. Një mësuese e nderuar në “Adem Sheme” ua drejtoi si lutje nxënësve të vet këto ditë që të mos preokupoheshin për dhuratën që do t’i bëhej asaj për festën e mësuesit. “I pashë që ishin vënë në një garë të keqe me nxënës të klasave të tjera për ta bërë sa më ‘të bujshme’ dhuratën që mendonin dhe fola si me fëmijët e mi. Unë do t’ju gostit me nga një karamele dhe mua do të më mjaftonte një lule dhe dashuria juaj për mësimin”, u kishte thënë ajo. Dhe kështu u bë. Festa ruajti dhe përcolli simbolikën e vet të pazëvendësueshme. Por kjo sjellje mund të quhet e dalë mode sot, përballë prirjes së kundërt me të. Qysh në orët e para të mëngjesit të djeshëm, prindi P.D., në Sarandë, përcolli te ne shqetësimin se fëmijët e tij ishin vënë në një siklet të madh për të mos mbetur prapa shokëve e shoqeve, që ishin duke “shtruar” lekë në shifra jonormale për çdo nxënës, sado të mirë ta ketë buxhetin familjar. “Është e pabesueshme, por më thanë se janë fëmijë të mësuesve, bashkënxënës me ta, ata që propozojnë dhe nxisin zëvendësimin e dhuratave me simbolikën e bukur, nga zarfe me kartëmonedha të mbledhura nga çdo nxënës”. Në këtë përpjekje, që në fakt fyen 7 Marsin, të fyer mbeten ata nxënës që nuk përfshihen në garën për të dhënë lekë “të thata”, mundësisht në ngjyrë jeshile, për mësuesen.
|