Forumi i Cokollata.comTë njihemi me njeri-tjetrinViset shqiptare Lindur dhe rritur ne Shkup, s'ka nenshtetesine maqedonase
Faqe: [1]   Shko Poshte
Printo
Autor Teme: Lindur dhe rritur ne Shkup, s'ka nenshtetesine maqedonase  (Lexuar 1296 here)
Borealis
Vizitor
« : Nëntor 10, 2009, 05:13:57 MD »

Naser Bela, 45 vjeç, gruaja dhe djali i tij tani 16 vite kërkojnë shtetësinë e Maqedonisë. Edhe pse i lindur në Shkup ku edhe aktualisht jeton dhe punon, atij që nga viti 1993 kur edhe aplikoi për herë të parë, në vazhdimësi kërkesat i refuzohen. Bela thotë se në stacionin policor në Draçevë në atë kohë, e kanë kushtëzuar të bashkëpunojë me policinë, në dëshiron të pajiset me shtetësi në të kundërtën gjithë jetën do ti mohohet e drejta për shtetësi.
“Unë e refuzova me një fjalë thash jo se punoj, më than atëherë s’do ta marrësh asnjëherë nënshtetësinë, thash as nuk më duhet ashtu nënshtetësi, se ajo është e imja, do të vije dita kur do ta marr, edhe unë e di arsyen se për atë e refuzon, mirëpo më ka humbur dokumentacioni i asaj nuk e kam për fat të keq, më ka humb ai vërtetimi se shumë mirë shkruan Naser Bela të vish në ora 7 në stacionin policor në Draçevë për nënshtetësinë, mirëpo ato hynë në punë tjera, unë si pranova të punoj se nuk më interesonte”, deklaroi Naser Bela – banor i Shkupit.
Bela thotë se pas kësaj kishte aplikuar edhe disa herë, por gjithmonë është refuzuar, ndërsa aplikimin e fundit e ka bërë në vitin 2005.
“Tash për së fundi herë i kam dhënë në 2005 dhe s’ka asgjë, dhe vetëm maltretojnë, kërkojnë dokumentacione që një gjë s’mund ta bëjmë. Mu më intereson me çfarë të drejte nuk më takon nënshtetësia? Shoqja 24 vjet ka kurorëzim me mu në Draçevë dhe s’ka kurrfarë dokumentacioni të Maqedonisë, i ka vdekë baba s’ka mund të shkoj, nëna i ka vdekë nuk mund të shkon, tash i ka vdekë vëllau para 20 ditësh edhe nuk mund të shkojë, dhe këtu më tregon dikush se ne i kemi të gjitha drejtat! S’kemi ne shqiptarët të drejta, këto janë rrena”, shtoi Bela.
Për rastin Bela u prononcuan edhe në MPB. “Personi në fjalë paraprakisht nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me ligjin për shtetësinë, kjo është edhe arsyeja që nuk ka marrë shtetësinë e Maqedonisë. Aktualisht kërkesa e tij është në procedurë dhe priten mendime nga organe tjera, që mund të marrin kohë.”
Në zyrën e Avokatit të Popullit thonë se rastet e këtilla janë të shpeshta dhe ky institucion ndihmon palët që më shpejtë të realizojnë të drejtën e tyre për tu pajisur me shtetësi.
“Deri sot deri tek zyra e Avokatit të Popullit janë paraqitur 52 parashtesa që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës për shtetësi të RM-së. Atë që mund ta them për këto parashtesa është se për pjesën më të tyre bëhet fjalë për vonesa në  procedura edhe atë më së shumti për shkak se marrja e mendimit nga drejtoria për siguri dhe kundërzbulim mund të zgjasë një kohë të gjatë”, theksoi Uranija Pirkovska – zëdhënëse e Avokatit të Popullit.
Me problemin e mospasjes së dokumentin  të shtetësisë përballen edhe familje të tjera të cilët akuzojnë për neglizhencë institucionet shtetërore. Të dhënat jozyrtare bëjnë të ditur se probleme më të theksuar janë në rajonin e Kumanovës dhe të disa zonave të malësisë së Shkupit.
Identifikuar
Gimi
Stafi Moderues
Cokollatist/e
*****

Vleresimi: 188
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 17775


Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...


Shiko Profilin
« Pergjigju #1 : Nëntor 10, 2009, 05:35:29 MD »

Ka shume, sidomos te fshatrave Tanushe, Malin, Breze. Mandej problem iu bejne edhe nuseve qe vijne nga Shqiperia dhe Kosova.
Habitemi pse partite shqiptare jane indiferent ndaj kesaj ceshtje?!!! Shkupi ka qene qyteti me me shume shqiptar, kurse sot vendin e tyre e kane zene maqedonet te ardhur nga lindja e maqedonise.
Identifikuar

N.Q.S.I GJYKONI NJEREZIT, NUK DO TE KENI KURRE KOHE TI DONI ATA
Faqe: [1]   Shko Lart
Printo
Shko te: